Topi në Itali si “Kalorësi i Paqes të Mijëvjecarit”
Presidenti Bamir Topi ndodhet prej dites se djeshme ne Itali, i ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Popujve. Kjo Qëndër do ta nderojë Kryetarin e Shtetit me titullin e lartë “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit”.
MILANO-Kreu i shtetit shqiptar ndodhet në Itali i ftuar nga Qendra Ndërkombëtare për Paqen mes Popujve. Kjo Qëndër do ta nderojë Kryetarin e Shtetit me titullin e lartë “Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit”. Ky titull ndërkombëtar jepet për kontributin e shquar dhe rolin e rëndësishëm moderator të Kreut të shtetit në garantimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, si dhe në ruajtjen e ekuilibrave në arenën politike shqiptare dhe në atë rajonale në shërbim të paqes, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, z. Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u prit dje nga Prefekti i Milanos, z. Lombardi dhe më pas zhvilloi një takim në Presidencën rajonale me Presidentin e Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni.
Kreu i shtetit pasi shprehu kënaqësinë për këtë takim me autoritetin më të lartë vendor, vuri në pah lidhjet e ngushta historike dhe shoqërore dhe marrëdhëniet shumë të mira tradicionale mes dy vendeve dhe popujve tanë. Presidenti Topi nënvizoi nevojën që marrëdhëniet e shkëlqyera politike, dhe raportet e miqësisë tradicionale duhet të konkretizohen edhe me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.
Presidenti Topi përshkroi klimën e favorshme dhe kuadrin e përshtatshmë ligjor për tërheqjen e investimeve të huaja.
Presidenti i Rajonit të Lombardisë, Roberto Formigoni pasi shprehu kënaqësinë për vizitën e Kreut të shtetit shqiptar, theksoi se rajoni që ai drejton dhe investitorët italianë janë të hapur dhe të gatshëm për të shikuar mundësitë e rritjes së pranisë së tyre në tregun e favorshëm shqiptar.
Presidenti lombard Formigoni vuri në pah miqësinë e fortë dhe tradicionale me dy popujve tanë, dhe rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Italisë për partnerin e saj strategjik, Shqipërinë siç e quajti ai dhe vlerësoi lart rolin moderator të Presidentit Topi. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, Spartak Topallaj
Gjatë qëndrimit në Milano, Presidenti Topi do të takojë dhe Kryetaren e Bashkisë së Milanos, Leticia Morati.
(d.b/BalkanWeb)