E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti ne Siri diskutohet largimi i Bashar Al Assad

Nga Moska një delegacion nga Damasku, I udhëhequr nga zëvendës kryeministri Jamil, ka paralajmëruar se një ndërhyrje ushtarake në Siri do e zhvendoste konfliktin jashtë kufijve sirianë. Por në të njëjtën kohë ai ka lënë hapur mundësinë për një dalje nga skena të presidentit Bashar Al Asad. ‘Dorëheqja e presidentit si një parakusht për negociatat do e bënte të pamundur nisjen e dialogut, ka deklaruar zëvendës kryeministri sirian Jamil. Por cdo problem mund të diskutohet gjatë negociatave, dhe ne jemi të gatëshëm të diskutojmë edhe për këtë. Vendet e huaja duhet të kushtëzohen për krijimin e kushteve për këtë dialog, ka pohuar Moska, që si Pekini ka theksuar dhe njëherë kundërshtimin për cdo ndërhyrje të jashtme. Por sipas muinistrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov, hapat e qeverisë siriane drejt pajtimit kombëtar, që vazhdon të mbetet objektivi më kryesor, nuk janë ende të mjaftueshme. Nga ana e tij këshilli kombëtar sirian, që ndodhet në Elize për një takim me presidentin francez Fransua Hollond, ka deklaruar se po planifikon formimin e një qeverie tranzicioni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›