Gjermani, rrotullohet autobusi lëndohen 30 fëmijë

Të paktën 30 fëmijë janë lënduar, disa nga ta seriozisht, pas rrotullimit të autobusit në jug të Gjermanisë, ka bërë të ditur policia e krahinës së Bavarisë.
Zëdhënësi Ulrih Pepsel ka thënë se shoferi, sipas të gjitha gjasave, ka humbur kontrollin e automjetit, i cili është përmbysur jo larg qytetit Frajcing, raporton REL.
Fëmijët po ktheheshin në shtëpi nga një udhëtim gjatë pushimeve.