E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi ndaj Timoshenkos ne shtator vendimi perfundimtar

Ka përfunduar ndërmjet polemikash procesi në gjykatën e kasacionit për Julia Timoshenkon dhe prokuroria e përgjithshme ka kërkuar konfirmimin e dënimit me 7 vjet burg për ish kryeministren e Ukrainës e cila akuzohet për abuzim me pushtetitn për një kontratë me Rusinë për furnizimin me gaz. Ndërkaq mbetet ende një mister data se kur gjykata do të japë dënimin përfundimtar, një anomali për sistemin e gjyqësorit në Ukrainë. ‘Prokuroria e shtetit, këmbëngul se provat e mbledhura gjatë hetimit konfirmojnë plotësisht fajësinë e Timoshenkos,” ka thënë prokurorja. Por sipas opozitës, vendimi i gjykatës nuk do të merret para muajit shtator, vetëm pasi gjykata në Strasburg do të fillojë të shqyrtojë cështjen, pra në datën 28 gusht. “mendoj se një drejtësi transparente dhe e ekuilibruar mbetet një mirazh në Ukrainë” ka komentuar lideri i opozitës Jatsenuk. Nuk do të ndodhë asnjë mrekulli. Por do të luftojmë për lirinë e Timoshenkos, dhe nëse kjo gjykatë nuk do e anulojë vendimin atëherë një gjë të tillë do ta bëjë Gjykata europiane e të drejtave të njeriut. Timoshenko, lidere e revolucionit portokallinë vitin 2004, prej një viti ndodhet në burg. Ajo u dënua fillimisht me 7 vjet burg dhe me një gjobë prej 200 milionë dollarësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›