E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshi i dhimbjes per viktimat e holokaustit

Të kujtosh së bashku të kaluarën për të pasur mundësinë që më në fund ta varrosësh atë. Nipërit e nazistëve dhe të mbijetuarit e holokaustit si dhe pasardhësit e tyre janë ndër qindra personat që kanë nisur një marshim nëpërmjet Polonisë duke kaluar nëpër kampet e përqendrimeve të nazistëve. ‘Jam këtu për të kërkuar falje. Më vjen keq, më vjen shumë keq.” Një marshim dhimbjeje dhe të kujtimit që ka filluar në Aushvic dhe që do të përfundojë të premten në Treblinka duke shënuar një total prej 100 kilometrash të përshkruar. “Jemi këtu si pasardhës të gjeneratës së atyre që kanë kryer këto krime. Dëshirojmë të kërkojma falje për atë që kanë bërë gjyshërit tanë pasi ata nuk kanë pasur fjalë për të kërkuar falje.” Java e dedikuar marshit është hapur me një ceremony pranë memorialit të Birkenaut. Marshimi I parë I përkujtimit daton në vitin 2007 u mbajt në Tubinga.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›