Asanzh: Brenda 6 muajve, dokumente për Izraelin

Lajmi bëhet i ditur nga “Al Xhazira”, e cila citon Asanzhin të ketë thënë se do të publikojë dokumente në lidhje vrasjen e liderit të Hamasit , Mabhouh në Dubai dhe me luftën kundër Hezbollahut në Liban, gjatë verës së vitit 2006.
Gjatë një interviste për “Al Xhazirën”, Asanzh thekoi se janë publikuar vetëm pak dosje që kanë lidhje me Izraelin, dhe se brenda 6 muajve do të publikohen rreth 3 700 dosje “top sekret”, shumica e të cilave nga ambasada amerikane në Tel Aviv.
Asanzh theksoi se Wikileaks ka në plan të publikojë dosje “top sekret” që kanë lidhje me luftën disa mujore të Izraelit me Hezbollahun në verën e vitit 2006.
Për më tepër, ai theksoi se disponon dokumente që tregojnë përfshirjen e Mossad-it në vrasjen e liderit të Hamasit, Mahmoud al-Mabhouh në Dubai gjatë muajit Janar.
Themeluesi i Wikileaks theksoi se nuk ka pasur ndonjë kontakt direkt ose indirekt me Izraelin, por u shpreh i sigurt se inteligjenca izraelite po e monitoronte Wikileaks-in nga afër.
/Start/Fatjon Prroni/
2010-12-23 17:02
[