E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e Eurozonës në qendër të Forumit të Davosit

Takimi vjetor i më shumë se 2600 liderëve të biznesit në resortin e Davosit në malet zvicerane do të hapet nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Një temë e trajtuar në debate të shumta është vetë e ardhmja e kapitalizmit.

Në agjendë po ashtu janë edhe çështje të tilla si Kina, rregullimi financiar dhe pasojat e protestave popullore anekënd globit.

Forumi që tashmë është në vitin e tij të 42-të pritet të tërheqë rreth 40 krerë qeverish, 19 nga 20 bankierët qendror më të fuqishëm të botës, një numër të konsiderueshëm zyrtarësh qeveritarë dhe bosët e disa prej kompanive më të mëdha të botës.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-25 15:34
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›