Rama harron paktet e tij Berishën dhe sulmon Metën si "tradhtar"
>Viti 2009 e gjen Tiranën pa buxhet të miratuar, ose ndryshe pa mundësinë për të realizuar punët e kërkuara nga qytetarët, sepse Ilir Meta e grupimi i tij janë bërë njësh me Partinë Demokratike kundër qytetit tonë, kundër interesave të qytetarëve, thjesht sepse ky është një vit elektoral"-kështu deklaroi dje Mimi Kodheli. Më tej Kodheli është hedhur në një deklaratë për konsum publik. "Për Ilir Metën, njësoj si për Partinë Demokratike, nuk kanë rëndësi nevojat e shumta të qytetarëve që zgjidhen me buxhetin e rrëzuar mbrëmë, nuk kanë rëndësi rrugët, shkollat, kopshtet, qendrat sociale dhe lulishtet që përfshihen në financimin e këtij buxheti"- tha ajo. I deja e ndarjes së LSI dhe PS përshkon si fill alarmi deklaratën e saj. "Në 18 Shkurt, Ilir Meta dhe grupimi i tij politik u votuan për të mirëqeverisur bashkitë më të mëdha të vendit, me Tiranën në krye, sëbashku me Partinë Socialiste dhe aleatët e tjerë, dhe jo për t'u bashkuar me Partinë Demokratike kundër buxhetit të qytetarëve"- tha Kodheli. Ne, vazhdoi ajo, jemi të keqardhur që ish aleati ynë, Ilir Meta, që ka një vit që akuzon Partinë Socialiste për bashkëpunimin në Parlament për të futur Shqipërinë në NATO dhe BE, mbrëmë dha një provë të qartë të gatishmërisë së tij për të bashkëpunuar me Partinë Demokratike e me Sali Berishën. Ajo e ka mbyllur deklaratën me etiketimin e LSI-së dhe të Ilir Metës si "politikë e vjetër", si provë e dallimit nga "politika e re" e PS-së.
***************
Diana Çuli
Diana Çuli, përfaqësuese e Partisë Social Demokrate në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit, duke komentuar rrëzimin e buxhetit, akuzoi grupimin e LSI-së për bashkim votash me demokratët. Në fjalën e saj Diana Çuli u shpreh se për ne ky pozicion i LSI-së nuk është i ri, është pjesë e politikës së saj që në 2005, që midis fitores të së majtës apo të djathtës zgjodhi fitoren e së djathtës. Është pjesë e lojës në 2007, kur votat e tyre ju shitën shumica të djathtës. Pra nuk është hera e parë që LSI bashkon votat me PD-në, nuk është hera e parë që LSI kërkon t'ia nënshtrojë të majtën vetë kushteve të Berishës.