E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: "Buxheti i Ramës, i destinuar për Koço Kokëdhimën"

/>PD ka fërkuar duart e ngazëllyer nga votimi i djeshëm kundër së majtës në këshillin Bashkiak. "Dje Këshilli Bashkiak i Tiranës me një votim spektakular rrëzoi të ashtuquajturin buxhet të paraqitur nga Rama ose me mirë të përgatitur dhe destinuar për Koço Kokëdhimën"-thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar dje nga këshilltarët e PD-së. Sipas tyre, Rama nuk i kishte bërë asnjë përmirësim në dokument edhe pas vërejtjeve të bëra mbledhjen e kaluar. "Shkeljet, abuzimet, klientelizmi e këtij buxheti nga Rama dhe administrata e tij mediokre janë evidente, por, sipas këshilltarëve të PD,- nuk u pa asnjë vullnet për të gjetur konsensusin, asnjë përpjekje nuk ishte bërë për të përmirësuar defektet e jashtëzakonshme te dokumentit"
Deklarata merret edhe me faktin që Rama nuk ishte prezent në diskutimin e Projektbuxhetit 2009, ndërkohë që rreshtohen një mori shkeljesh, sipas tyre. "Buxheti i Ramës, nga shpjegimi i të cilit iku me turp, është një buxhet në shkelje të ligjit, është një buxhet i falangave të Tiranës, është një buxhet i projekteve që paguhen dy herë, është një buxhet i vetmisë së madhe, është jo transparent në shkelje flagrante të Ligjit"-deklarojnë ata.
Këshilltarët e akuzojnë Ramën se la pa ndërtuar njësite bashkiake dhe që e ka katandisur Sheshin "Skënderbej" në gjendje të mjerueshme, që mban në dispozicion të tij 1/10 e buxhetit të padestinuar, përbuz dhe nuk merr parasysh kërkesat e ligjshme të kryetarëve të njësive bashkiake të Tiranës, të këshillave të këtyre njësive, të komuniteteve të tyre.
Duke shpjeguar votën e tyre këshilltarët e PD-së thanë se "Votimi i djeshëm ishte i vetmi instrument që kishim për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Votimi ishte një mesash i qartë për ata që kanë sy e veshë, për qytetarët plot dinjitet te Tiranës". Grupi i keshilltarëve te Partisë Demokratike e akuzuar kryebashkiakun Edi Rama për "degjenerimin administrativ, financiar te qytetit, i reflektuar në këtë buxhet".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›