E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo bashkë me Metën e Cekën më 17 janar për Ditëm e Lutjes

/>Milo i bashkohet Metës dhe Cekës, poltikanë që kanë pranuar të dalin më 17 janar në Sheshin "Skënderbej" për Ditën e Lutjes Kombëtare, propozuar nga një forum civil. Partia Demokracia Sociale shprehu të martën mbështetjen ndaj nismës së forumit për Demokraci dhe Etikë (FDE) për shpalljen e datës 17 janar, Ditë Lutjeje dhe Reflektimi Kombëtar, si dhe pjesëmarrjen në marshimin që do të organizohet me këtë rast. Pas një takimi të zhvilluar në Selinë e PDS, Kreu i saj, Paskal Milo, tha se, "do të jemi të gjithë së bashku në 17 Janar , ora 12.00 në sheshin Skënderbej, për të celebruar së bashku frymën e mirëbesimit, bashkëpunimit, paqes dhe bashkëveprimit." "PDS do t'iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptare, por në veçanti strukturave drejtuese, anëtareve dhe simpatizanteve të saj që ditën e shtunë të gjithë bashkë të jenë në sheshin Skënderbej në Marshimin e Paqes, dhe PDS do të jetë një mbështetëse dhe inkurajuese e vendosur e kësaj nisme të FDE", pohoi Milo.
     Ndërsa, Drejtuesi i FDE-së, Arian Galdini, deklaroi se, "17 janari është një ditë shumë e rëndësishme, sepse politika shqiptare do të zhvishet nga pushteti për të treguar se misioni i saj dhe arsyeja pse ajo kërkon votat e qytetarëve është për t'u shërbyer atyre".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›