Asetet e krimit Rrushaj Antimafia nuk funksionon
Zëvendës ministri i Financave, Alferd Rushaj dhe kryetarja e Gjykates se Krimeve te Renda ne Tiranë, Etleva Deda kanë debatuar ne lidhje me praktikat e zbatimit te ligjit “Antimafia”, gjate nje tryeze per funksionimin e sherbimit permbarimor privat, te organizuar ne Ministrinë e Drejtësisë. Zv/ ministri i Financave, prej nga ky varet dhe Agjencia e Administrit te Pasurive te Sekuestrura ngriti me shqetesim 5 çeshtje qe e bejne jofunkisonal dhe jo praktik aplikimin e shpejte per sekuestrimin e aseteve kriminale.
“Sekuestrimi i një llogarie bankare do të ishte thuajse humbje kohe nëse nuk do kishim paraprakisht një koordinim të prokurorit, të gjykatësit, të përmbaruesit dhe të administratorit sepse ndjekja në këtë rast e rrugës formale të njoftimit( pra kur vendimi merret, njoftohet nëpërmjet postës, marrja e afatit maksimal procedurial që parashikon ligji) thjesht do bënin të mundur të kishim një letër të shkruar, por paratë në bankë do t’i jepnin mundësinë personit konkret që të mund të transferoheshin. Pra, për këtë arsye, tej masës konkrete të parashikuar nga ligji, do të ishte shumë e domosdoshme që të kemi një bashkëpunim paraprak të të gjithë institucioneve”- tha Rushaj.
Rushaj, ngriti si shqetesim jo vetem bashkepunimin mes institucioneve pergjegjese per sekuestrinin, por edhe paplotesine e akteve nenligjore per zbatimin e vendimeve nga sherbimi permbarimor. Por kryetarja e Gjykates se Krimeve te Renda, Deda, pretendon se keto shqetesime vijne jo per shkak te gjykates.
“Vendimi dhe urdhrat e posaçëm zbatohen nga përmbaruesi ligjor i caktuar nga gjykata. Organi drejtues i shërbimit përmbarimor vë në dispozicion të gjykatës listën e përmbaruesve, të cilën si gjykata e shkallës së parë për krime të rënda edhe prokuroria për krime të rënda të paktën për vitin 2011 nuk e kanë në dispozicion”- tha Deda.
Ligji i njohur si “Antimafia”, per goditjen e krimit te organizuar nepermjet masave parandaluese kunder pasurise, u miratua ne 2009 dhe konsiderohet si nje nga ligjet me te rendesishem te miratuar nga vendi yne.
Denada Shkodrani