Kuvend kalon rregjistrimi. Pollo Po na sulmojne ata qe votuam

Pas 18 muajsh debat për rregjistrimin e popullsisë, Parlamenti ka miratuar me 71 vota pro dhe 2 abstenime projektligjin për censusin e përgjithshëm. Në Parlament nuk kanë munguar as debatet për përfshirjen e elementeve etnike dhe fetare në formularin e regjistrimit të popullsisë. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka paraqitur amandamentet e tij lidhur me regjistrimin e popullsisë, të cilat morrën votën pro të Parlamentit. Nga ana tjetër, ministri Genc Pollo hodhi akuza në adresë të disa zyrtarëve që janë përpjekur të bllokojnë rregjistrimin e popullsisë.
“Ky process realisht ka qenë I paqartëë, jotransparentë dhe tejet provokativ. Ka pasur batuta joserioze nga ofiqarë të ngarkuar me këtë çështje”- deklaroi kreu I PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
“Me këtë projektligj nga shumë persona publikë, përfshi edhe disa zyrtarë faqezinj, të cilët kanë dalë me votat tona para disa vjetësh, përfshi edhe mevoten time, dhe që na lënë të rrimë e të sodisim se si degradojnë dhe përçudojnë ofiqet që kanë dhe përpiqen të përbaltin çdo punë tjetër të mirë që ne të gjithë sëbashku, me përpjekjet, arritjet dhe mosarritjet tona, ndërshmërisht përpiqemi të bëjmë”- deklaroi ministri Pollo.
Që pas rrëzimit të komunizmit, kjo është hera e dytë në Shqipëri që bëhet censusi i përgjithshëm, pas atij të vitit 2001.
Erjon Ajazi Azhornuar së fundi ( e enjte , 07 korrik 2011 )