E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolle ne italisht. Projekti ne Tirane Shkoder e Korce

Të rinjtë e gjimnazeve në tre rrethet e vendit, në Tiranë, Shkodër dhe Korçë, që do te ndjekin dhe lendet ne gjuhen italiane do të mund të pajisen pas tre vitesh edhe me diplomë të kësaj gjuhe. Këta maturantë nëse do të dëshirojnë  të studiojnë në universitetet e shtetit fqinjë do ta kenë më te lehtë pasi diploma që atyre iu është lëshuar do të njihet nga këto institucione. Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj e dha këtë deklaratë pas nëshkrimit përfundimtar të marrëveshjes për shkollat bilinguale me Italinë.

“Në përfundim të shkollës së mesme të kenë një diplomë të gjimnazit plotësisht të njohur edhe në Itali. Statistikat tregojnë se më shumë se gjysma e studentëve të huaj që studiojnë në universitetet italiane janë nga Shqipëria”- tha Tafaj.

Ambasdori italian në vendin tonë, Saba D’elia tha se rreth 50 mijë nxënës shqiptarë mësojnë gjuhën italiane nëpërmjet lëndëve apo librave që atyre iu ofrohen në shkollat shqiptare, ndërkohë që rreth 20 mijë studentë shqiptarë studiojnë në  universitetet italiane. Ky projekt i shkollave bilinguale tashmë  në Tiranë, Shkodër dhe Korçe do  shtrihet dhe në qytete të tjera  u shpreh ambasadori italian.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›