Te gjesh nje vend pune Rrokaj E veshtire. E fiton me i miri
Vështirësitë që ndeshin më shumë të rinjtë e sapodiplomuar lidhen me punësim e tyre. Kjo vjen si pasojë e kërkesave të ulëta që ka tregu në krahasim me numrin e studentëve që dalin nga auditorët, ndërkohë që oferta reduktohet edhe më shumë kur vendet ekzistuese janë të zëna dhe nuk hapen të reja. Kështu shprehen dekani i Histori- Filogjisë shezai rrokaj, i cili thotë se tregu i punës i ngjason një gare, ku sipas tij në të fiton më i miri.
“Ka më shumë të rinj të shkolluar se sa kërkesa për punësim në tregun e punës. Vështirësia e dytë është që sistemi capitalist është një system gare dhe në garë gjithmonë merren më të mirët dhe gjithmonë cilësohen më të parët. Edhe universitetet nuk janë institucione të barazitizmit, por janë institucione të garës”- thotë Rrokaj.
Një nga zgjidhjet që fakultetet po ndjekin që të afrojnë më shumë studentin me tregun e punës janë kurrikulat mësimore që përshtaten sipas kërkesave të tij.
“Ajo që ne kemi bërë është hapja e kurrikulës dhe vënia e kurrikulës në dobi të tregut të punës. Pra ëhstë studiuar tregu I punës”- thotë Rrokaj.
Sipas statistikave që disponon ky fakultetet në vit diplomohen rreth 500 të rinj, shumica e të cilëve arrijnë të gjejnë një vend pune si mësues, gazetar apo dhe në fushën e turizmit, historisë e arkeologjisë, duke bërë që fakulteti i Histori- Filologjisë të vazhdojë të jetë ndër të preferuarit pas atij të Ekonomikut dhe Drejtësisë.
Edlira Sulejmani