Asfaltimi, mbyllet rruga e Durrësit
TIRANE-Trafiku në kryeqytet ka pësuar një tjetër devijim. Kjo pasi bashkia e Tiranës ka nisur dje punë për asfaltimin e Rrugës së Durrësit, e cila do të qëndrojë e mbyllur për automjetet për një javë. Për të lehtësuar trafikun gjatë kësaj kohe të gjitha makinat do të kalojnë nga "Mine Peza", segment në të cilin nuk do të lejohet parkimi i makinave deri në përfundimin e punimeve.
Punimet
Bashkia e Tiranës ka sqaruar se këto punime kryhen në kuadër të projektit të transportit multimodal të qytetit të Tiranës. Administratori i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, ka deklaruar se kjo rrugë ka pasur mjaft probleme sa i përket shtresave asfaltike, ndaj ishte i domosdoshëm asfaltimi dhe sistemimi i saj. "Bashkia e Tiranës dhe subjekti kontraktor kanë marrë të gjithë masat dhe mjetet e nevojshme të vëna në dispozicion, në mënyrë që punimet të kryhen në një afat rekord prej një jave. Kështu, në fund të javës tjetër, rruga e "Durrësit" do të jetë tërësisht e asfaltuar dhe e lirë për qarkullimin e mjeteve, ndërkohë që gjatë kësaj jave qarkullimi do të kryhet përgjatë rrugës "Mine Peza", ku nuk do të lejohet parkimi gjatë kohës që kryhen punimet", - ka sqaruar Agolli. Ai gjithashtu u ka kërkuar njëkohësisht mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, në mënyrë që ata të respektojnë rregullat e nevojshme të qarkullimit dhe që kjo ndërhyrje në rrugën e Durrësit, ashtu si edhe mjaft projekte të tjera infrastrukturore të Bashkisë së Tiranës, të mund të realizohet me sukses dhe në një kohë sa më të shpejtë. "U kërkojmë drejtuesve të mjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme, sidomos ditët e para të javës, ku ka dhe një qarkullim të shtuar në rrugët e kryeqytetit si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, në mënyrë që gjatë këtyre shtatë ditëve që këtu realizohen punimet, qarkullimi në rrugën "Mine Peza", të jetë sa më normal", - ka deklaruar Agolli.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)