Djali i Luiza Xhuvanit vret 26-vjeçarin
TIRANE-Djali i artistëve Gjergj dhe Luiza Xhuvani vret me armë Alfred Musabelliun, 26 vjeçar nga Tirana. Kostandin Xhuvani, 22 vjeçar është në kërkim, ndërsa prindërit bëjnë apel që ai të dorëzohet. Krimi ndodhi herët në mëngjes, në një banesë në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, shumë pranë qytetit Studenti. Policia e kryeqytetit arrestoi dy të dyshuarit si bashkëpunëtorë në krim, Albi Zela dhe Donald Ymeri, ndërsa shpalli në kërkim Xhuvanin, djalin e deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani.
Policia nisi hetimet për të hedhur dritë mbi autorët dhe shkaqet e vrasjes, nga ku ka rezultuan se Alfred Musabelliu nga Tirana, kishte shkuar në shtëpinë e mikut të tij, Albi Zela, duke përfituar nga fakti se nuk kishte prindërit në shtëpi. Banesa ndodhej në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, shumë pranë qytetit Studenti. Ai shoqërohej nga miku i tij, Donald Ymeri 22 vjeç. Sapo kanë mbërritur kanë parë që aty gjendej dhe Konstandin Xhuvani, 22 vjeç. Sipas policisë, të rinjtë kishin pasur një grindje ordinere katër ditë më parë, ndaj kishin vendosur të sqaroheshin. Por gjërat nuk kanë shkuar si duhet. Albi Zela është grindur ashpër me Alfred Musabelliun. Në mes ka hyrë, Konstandin Xhuvani, i cili ka zgjedhur rrugën tjetër për të shuar sherrin. Pas sharjesh dhe fjalëve fyese, Xhuvani dyshohet të ketë nxjerrë armën, pistoletë “TT” dhe ka qëlluar në kokë, Alfred Musabelliun.
Ngjarja e rëndë, duket se ka trazuar pa masë familjen e artistëve. Nga hetimet e para policore rezulton se ngjarja ka ndodhur pas një zënke për motive banale. Burime nga policia thanë se është zbardhur fakti se katër ditë më parë, viktima Musabelliu ka qëlluar në drejtim të 22-vjeçarit Xhuvani dhe mikut të tij, Zela, pas një zënke që kanë patur në një ditëlindje. Regjizori dhe deputetja, e cila dje nuk është gjendur në Tiranë, pasi ka patur një fatkeqësi familjare, i bëjnë thirrje të birit të vetëdorëzohet. Gazeta Shqiptare publikon sot detaje nga krimi i rende.
(d.b/GSH/BalkanWeb)