E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimet në MTPTEULEX arreston njëpunonjës të qeverisë

PRISHTINE-  EULEX-i ka arrestuar mëngjesin e sotëm një punonjës të qeverisë, i akuzuar per pengimin e mbledhjes se provave në lidhje me hetimin ne Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Departamenti i Policisë Ekzekutive të EULEX-it ka kryer bastisje në banesën private dhe zyrën e një administratori të teknologjisë informative (IT) në Qeverinë e Kosovës lidhur me hetimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

Bastisjet e ndodhura mëngjesin e sotëm janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës.

I pandehuri është arrestuar dhe akuzohet se ka penguar mbledhjen e provave ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Më 15 korrik EULEX nisi kontrrollet në tetë institucione të ndryshme, tre në Prishtinë, ndërsa pesë të tjerat në Pejë. EULEX njoftoi se këto kontrolle kanë të bëjnë me çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›