Kurbin, pranga 5- ishzyrtarëve, abuzuanme detyrën
TIRANE- Ish drejtori i Zyrës Vendore të Punësimit në Kurbin dhe 2 ish specialistë të kësaj zyre si dy shtetas të tjerë janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë vitit 2008 dhe 2009 kanë krijuar dosje fiktive të papunësisë për rreth 85 persona.
Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga prokuroria e rrethit mësohet se në prangat e policisë janë “Gentjan Rukaj, ish drejtor i i zyrës vendore të punësimit Kurbin, Mirjeta Frrokaj me detyrë ish speciliste e pagesës së papunësisë, Bledar Cufaj, me detyre ish specialist i shërbimeve në këtë zyrë. Të akuzuarit kanë ushtruar detyrën e tyre në zyrën e punësimit në Kurbin nga fundi i vitit 2007 deri në Maj te vitit 2009."Në pranga kanë përfunduar dhe Klaudiana Rashame detyre arkiviste ne Zyren Rajonale te sigurimeve shoqerore Lezhe dhe Gjon Sevgjini, punonjes i postes Laç
Ata akuzohen për kryerjen veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, ne bashkëpunim “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i akteve të gjëndjes civile”, parashikuar nga nenet 135/25, 248, 186 dhe 191 I K.Penal.
Prokuroria informon se procedimi penal ishte regjistruar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin më 18.08.2009, pasi media kishte denoncuar për disa shkelje në Zyren Vendore te Punësimit, Kurbin. “Pas këtij informacioni menjëherë në zyrën vendore të punësimit Kurbin, janë dërguar Oficerë të Drejtorisë së Policisë qarkut Lezhe, nga të cilat janë kryer veprimet e para hetimore, pas kësaj veprimet hetimore i kanë kaluar Oficerëve të Policisë gjyqësore të seksionit te Prokurorise se Rrethit gjyqesor Kurbin.
“Nga kryerja e këtij aktiviteti, gjate hetimit deri tani është provuar se personat e mesipërm i kane shkaktuar nje dem ekonomik shtetit në shumën prej 6 000 000 lekë të reja, të përfituara nga ana e tyre.
(s.g/BalkanWeb)