E Diel, 1 Nëntor 2026

Camilla natyraliste:“Botox” me helmine bletës

LONDER- Helmi i bletëve shërben për të fshehur shenjat e viteve. Moda e re e botox-it “natyror” duket se ka bërë për vete edhe princeshën Camilla Parker Bowles.
Dukesha 63 vjecare ja ka besuar bukurinë e saj sallonit “natyror” “Heaven” në të cilin një seancë me trajtim bletësh kushton 200 euro.

Mënyra më e re për të “hekurosur” rrudhat dhe për të patur një fytyrë të re e të freskët që quhet “Bee Venom Mask”,është një maskë e përbërë nga helmi i bletëve që bën të mundur stimulimin e lëkurës duke prodhuar kolagjen e duke relaksuar muskujt.

Efekti që shkakton pasi vendoset në lëkurë është i ngjashëm me një pickim të lehtë të bletës që zgjat vetëm disa sekonda. Specialistët thonë se përdorimi i kësaj maske 2 herë në ditë për 20 minuta bën të mundur “zhdukjen” e të paktën 10 viteve nga fytyra e një gruaje.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›