Itali, sekuestrohen600 kg drogë, 3shqiptarë në pranga
LECE- Një sasi prej afro 600 kg marihuanë e ardhur nga Shqipëria është sekuestruar dy ditë më parë në brigjet salentineze nga Guardia di Financa e Leces.
Ndërsa dje janë arrestuar tre shqiptarë të cilët dyshohen se janë anëtarë të organizatës kriminale e cila ka bërë të mundur transportimin e drogës nga Shqipëria nëpërmjet mjeteve të lundrimit në brigjet e Leces. Policia thotë se mëngjesin e së martës 3 shqiptarët kishin braktisur mallin e shtrenjtë në breg dhe ishin larguar në drejtim të paditur. Pas një ndekjeje të gjatë tre shqitparët janë ndaluar dhe më pas arrestuar në superstradën Lece- Brindizi.
Tre shqiptarët kishin kaluar natën në një fshat afër vendit ku kishin zbarkuar drogën, afër brigjeve të San Kataldos në Lece dhe të mërkurën paradite ishin nisur drejt Italisë së Veriut.
Në operacionin e arrestimit morën pjesë një numër i madh patrullash policore. Media italiane bën të ditur se të arrestuarit disponomin dhe armë, por nuk bëhen publike emrat e shqiptarëve.
(s.g/BalkanWeb)