Asfiksohen dy gratë, po ngroheshin para mangallit
ELBASAN - Dy gra në moshë të thyer po luftojnë me vdekjen në qendrën spitalore të Elbasanit, pasi u asfiksuan që të dyja njëkohësisht ndërsa po ngroheshin në një mangall me qymyr. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi dje në mëngjes, në fshatin Bathës, pranë qytetit Elbasan. Sipas tyre, Esmaje Çekrezi, 79 vjeçe dhe Nafize Çekrezi, 70-vjeçare, që të dyja banore të Bathësit, bashkëshortet e Shaqir Çekrezit, janë gjetur të asfiksuara në dhomën e tyre të gjymit. Sipas dëshmive të familjarëve që gjetën dy gratë duke u përkundur në kthetrat e vdekjes, të moshuarat janё gjendur nё gjendje kome tё krijuar nga monoksidi i karbonit. Tё afёrmit i kanё transportuar drejt repartit kirurgjik ku ndodhen ende nё terapi intensive. Mjekët bënë të ditur se asfiksimi ka krijuar edhe probleme pёr zemrën tek dy tё moshuarat pёr shkak tё moshёs sё tyre. Dy tё moshuarat kanё njё histori tё veçantw. Ato janë gra tё tё njёjtit burrё, Shaqir Çekrezit, i cili ka vdekur disa vite mё parё.
Mjegulla pezullon 25 fluturime ajrore nga Rinasi
RINAS - Në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza" në Rinas janë pezulluar fluturimet që prej mbrëmjes së vonë të së dielës, për të rifilluar vetëm në mesditën e djeshme. Burimet zyrtare pohuan se avionët e kompanive ajrore i nisën udhëtimet nw destinacionet e tyre vetëm në orën 13:00, për shkak se gjithë paraditen zona e aeroportit ishte pushtuar nga mjegulla. Burime zyrtare nga aeroporti "Nënë Tereza" thanë se "pezullimi i fluturimeve nisi në orën 01:00 të ditës së hënë, ndërkohë që deri në orën 13:00, u pezulluan 25 fluturime". Sipas burimeve, pasagjerët pritën në ambientet e brendshme të aeroportit për rinisjen e fluturimeve, të cilat nisën pas dhënies së lejes për fluturim nga autoritetet e aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza".
6 Janar 2009