E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajdutët i vjedhin pistoletën policit

Tashmë hajdutët nuk kursejnë edhe policët. Persona
të paidentifikuar i kanë vjedhur pistoletën një
punonjësi policie, teksa udhëtonte në një linjë urbane.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, kur oficeri
i policisë, Arben Rexhmati, ka qenë duke shkuar për
në punë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së
Shtetit. Sipas policisë, 40-vjeçari Rexhmati, në lidhje
me këtë ngjarje ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.
6. Nga të dhënat zyrtare mësohet se në orën 11:30, ai
është paraqitur para kolegëve, duke treguar se është
punonjës policie te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
dhe se rreth orës 11.00, në urbanin e linjës Kinostudio-
Kombinat, tek Ura Teknologjike, i kanë vjedhur
pistoletën "Bereta". Policia tha se ai ka kontrolluar edhe
në autobus, por nuk ka mundur ta gjejë armën, të
cilën e kishte me leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›