Rusia i mbyll rubinetin e gazit Evropës
Rusia ka bërë dje një ndër
prerje të befasishme e
drastike të gazit që vjen në
Evropën Perëndimore përmes
Ukrainës. Shkaku i saj është debati
i ashpërsuar mes Moskës
dhe Kievit, në lidhje me mospagesat
e ukrainasve ndaj sasive të
gazit të marra kohë më parë. Kjo
ndërprerje e beftë kërcënon që të
krijojë probleme furnizimi në
Itali dhe në Gjermani. Kompania
gjigante e gazit rus "Gazprom", që
ka edhe monopolin e eksportit të
kësaj lënde djegëse, bëri të ditur
se ka shpërndarë 65 milionë metra
kub gaz në Evropë të martën
përmes gazsjellësit të Ukrainës,
çka përbën edhe një rënie në sasinë
e parashikuar dhe kjo për shkak
të kontradiktave për çmimin
e gazit midis Moskës dhe Kievit.
Bashkimi Evropian varet nga Rusia
për një të katërtën e nevojës
që ka për t‘u furnizuar me gaz
dhe zyrtarët e tij të lartë i kanë
bërë thirrje të dyja vendeve që të
sheshojnë sa më parë mosmarrëveshjet
mes tyre, në mënyrë që
Evropa të mos përballet me mungesa.
Dje, kreu i firmës energjetike
shtetërore që merret me
menaxhimin e lëndëve djegëse
bëri të ditur se Moska është e gatshme
për bisedime dhe se ato do
të zhvillohen të enjten e ardhshme
në kryeqytetin rus. Bullgaria,
Turqia, Maqedonia, Greqia
dhe Kroacia deklaruan se po përballen
me ndërprerje të gazit që
vjen nga Ukraina, duke krijuar,
sipas bullgarëve "një situatë
krize" në mesin e dimrit. Vendet
e Bashkimit Evropian, Austria
dhe Rumania, bënë të ditur se
shpërndarja e gazit ishte bërë në
masën 90%, ndërsa firmat energjetike
gjermane paralajmëruan se
mund të kishte ndërprerje furnizimi
nëse zënka do të vazhdonte
gjatë. Për sa i përket Italisë, "Gazprom"
mundi t‘i garantojë këtij
vendi një furnizim me gaz deri në
7 milionë metra kub, ose më pak
se 20% e sasisë që i duhet për të
mbuluar me gaz të gjitha pikat
industriale. Si pasojë e një mungese
të tillë, ministri italian i Transporteve
deklaroi e po kërkonte të
lidhte kontrata me vende të tjera
furnizuese të gazit. Për sa i përket
kontradiktës, ajo ka të bëjë
me fajësimin që Rusia dhe Ukraina
i bëjnë njëra-tjetrës për shkaktarët
e krizës e cila ka shpërthyer
në mesin e një dimri shumë të
ftohtë dhe të rreptë në të gjithë
Evropën. Si pasojë e kësaj mungese
dhe e kërcënimit për probleme
të mëtejshme, çmimi i gazit
në Londër është rritur ndjeshëm.
Zëdhënësi i "Gazprom", Sergei
Kuprianov, nuk dha dje ndonjë
shpjegim të saktë për vazhdimësinë
e situatës së pakësimit
të furnizimit me gaz të disa
vendeve të Evropës. "Gazpromi"
ka akuzuar Ukrainën, ndër të
tjera, për mbylljen e tri
gazsjellësve përmes të cilëve eksportohet
gazi rus dhe ka bërë të
ditur se situata e vështirë është
peng i "sjelljes së papërgjegjshme
të ukrainasve". Ndërkohë Ukraina
fajëson Moskën për lojëra të
dyfishta dhe për mosmbajtjen e
angazhimeve në lidhje me detyrimet
që i ka Evropës. Në këtë situatë
të vështirë, qeveria e
Ukrainës i ka dhënë urdhër objekteve
industriale që në vend të
gazit të përdorin naftë deri sa të
zgjidhet kriza. Praga, kryeqyteti i
vendit që kryeson Bashkimin
Evropian, bëri të ditur se është
duke marrë në konsideratë organizimin
e një takimi trepalësh
për zgjidhjen e situatës.
prerje të befasishme e
drastike të gazit që vjen në
Evropën Perëndimore përmes
Ukrainës. Shkaku i saj është debati
i ashpërsuar mes Moskës
dhe Kievit, në lidhje me mospagesat
e ukrainasve ndaj sasive të
gazit të marra kohë më parë. Kjo
ndërprerje e beftë kërcënon që të
krijojë probleme furnizimi në
Itali dhe në Gjermani. Kompania
gjigante e gazit rus "Gazprom", që
ka edhe monopolin e eksportit të
kësaj lënde djegëse, bëri të ditur
se ka shpërndarë 65 milionë metra
kub gaz në Evropë të martën
përmes gazsjellësit të Ukrainës,
çka përbën edhe një rënie në sasinë
e parashikuar dhe kjo për shkak
të kontradiktave për çmimin
e gazit midis Moskës dhe Kievit.
Bashkimi Evropian varet nga Rusia
për një të katërtën e nevojës
që ka për t‘u furnizuar me gaz
dhe zyrtarët e tij të lartë i kanë
bërë thirrje të dyja vendeve që të
sheshojnë sa më parë mosmarrëveshjet
mes tyre, në mënyrë që
Evropa të mos përballet me mungesa.
Dje, kreu i firmës energjetike
shtetërore që merret me
menaxhimin e lëndëve djegëse
bëri të ditur se Moska është e gatshme
për bisedime dhe se ato do
të zhvillohen të enjten e ardhshme
në kryeqytetin rus. Bullgaria,
Turqia, Maqedonia, Greqia
dhe Kroacia deklaruan se po përballen
me ndërprerje të gazit që
vjen nga Ukraina, duke krijuar,
sipas bullgarëve "një situatë
krize" në mesin e dimrit. Vendet
e Bashkimit Evropian, Austria
dhe Rumania, bënë të ditur se
shpërndarja e gazit ishte bërë në
masën 90%, ndërsa firmat energjetike
gjermane paralajmëruan se
mund të kishte ndërprerje furnizimi
nëse zënka do të vazhdonte
gjatë. Për sa i përket Italisë, "Gazprom"
mundi t‘i garantojë këtij
vendi një furnizim me gaz deri në
7 milionë metra kub, ose më pak
se 20% e sasisë që i duhet për të
mbuluar me gaz të gjitha pikat
industriale. Si pasojë e një mungese
të tillë, ministri italian i Transporteve
deklaroi e po kërkonte të
lidhte kontrata me vende të tjera
furnizuese të gazit. Për sa i përket
kontradiktës, ajo ka të bëjë
me fajësimin që Rusia dhe Ukraina
i bëjnë njëra-tjetrës për shkaktarët
e krizës e cila ka shpërthyer
në mesin e një dimri shumë të
ftohtë dhe të rreptë në të gjithë
Evropën. Si pasojë e kësaj mungese
dhe e kërcënimit për probleme
të mëtejshme, çmimi i gazit
në Londër është rritur ndjeshëm.
Zëdhënësi i "Gazprom", Sergei
Kuprianov, nuk dha dje ndonjë
shpjegim të saktë për vazhdimësinë
e situatës së pakësimit
të furnizimit me gaz të disa
vendeve të Evropës. "Gazpromi"
ka akuzuar Ukrainën, ndër të
tjera, për mbylljen e tri
gazsjellësve përmes të cilëve eksportohet
gazi rus dhe ka bërë të
ditur se situata e vështirë është
peng i "sjelljes së papërgjegjshme
të ukrainasve". Ndërkohë Ukraina
fajëson Moskën për lojëra të
dyfishta dhe për mosmbajtjen e
angazhimeve në lidhje me detyrimet
që i ka Evropës. Në këtë situatë
të vështirë, qeveria e
Ukrainës i ka dhënë urdhër objekteve
industriale që në vend të
gazit të përdorin naftë deri sa të
zgjidhet kriza. Praga, kryeqyteti i
vendit që kryeson Bashkimin
Evropian, bëri të ditur se është
duke marrë në konsideratë organizimin
e një takimi trepalësh
për zgjidhjen e situatës.