Asfiksohen nga qymyri, çifti në gjendje të rëndë
Një çift bashkëshortësh janë në gjendje të rëndë shëndetësore pasi u gjetën të asfiksuar nga gazi i qymyrit.
Bujar dhe Sade Dedej nga fshati Lekaj i Kavajës janë gjetur në banesën e tyre nga komshiu.
Nga të dhënat e para mësohet se 55- vjeçari, Bujar Dedej është në gjendje më të rëndë dhe është transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.