E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Sfidat tona raporti i te drejtes individuale dhe dhuna ndaj grave

Në ceremoninë për ditën ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut Presidenti Nishani ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka një ligj të posaçëm të antisdiskriminimit, por nuk ka harruar të përmendë edhe sfidat e shoqërisë shqiptare në këtë fushë.
Për kreun e shtetit sfidat kryesore të shoqërisë sonë që është raporti mes të drejtës së lirisë individuale përballë të drejtës dhe lirisë së tjetrit.
“Nuk besoj se nuk është dilemë më se ku përfundon liria jote dhe ku përfundon liria e tjetrit por një sfidë që duhet të elaborojmë idetë, mendimet dhe praktikat. Shqipëria është i vetmi që ka një të posaçëm antidiskrimin ku mbrohen pakicat për shkak të orientimit të tyre seksual” shtoi Nishani.
Një sfidë tjetër për shoqërinë shqiptare, presidenti vlerësoi edhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj gruas.
“Shoqëria jonë ka një përgjegjësi të të gjitha dimensioneve, në radhë të parë të institucioneve për të ashpërsuar maksimalisht të gjithë politikën penale ndaj atyre individëve që guxojnë të krijojnë dhe të kenë dhunë në familje dhe veçanërisht ndaj gruas dhe fëmijëve; të shoqërisë civile, të organizatave të ndryshme dhe rrjetit të tyre për të monitoruar, për të vëzhguar, për të denoncuar, por edhe për të inkurajuar denoncimin e çdo rasti dhune ndaj gruas”- theksoi kreui i shtetit.

Kreu i Shtetit në fjalën e tij ka përmendur disa nga arritjet e vendit tonë në këtë drejtim.
“Sot, ne shqiptarët, me të drejtën më të madhe debatojmë për cilësitë e funksionimit të lirisë, të funksionimit të demokracisë, të funksionimit të shtetit ligjor, të respektimit të të gjitha të drejtave të përbashkëta dhe të individit. Sot, jo vetëm nga pikëpamja ligjore, Shqipëria është pjesë e konventave më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës, në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Por sot, Shqipëria ka një legjislacion të konsoliduar në respektimin e të gjitha pakicave, apo grupeve të tjera”- u shpreh Nishani.

OSBE për të drejtat e njeriut
Ambasadori i presenzës së OSBE në Tiranë vlerësoi se situata e respektimit të të drejtave dhe lirive themelore në Shqipëri është jashtëzakonisht e mirë.
“Në një këngë të mrekullueshme dashurie të viteve ‘60, Beatles-at pyesnin: “A do të kesh ende nevojë për mua, a do të më ushqesh ende kur të jem 64 vjeç?” Gjashtëdhjetë e katër vjet më parë, në 1948-n, kur u shpall Deklarata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Shqipëria ishte nën një diktaturë komuniste mizore. Tani në 2012-n, në Shqipëri situata në fushën e mbrojtjes të të drejtave të njeriut është jashtëzakonisht e mire, pavarësisht problemeve qe mund t’i gjesh gjithkund”-tha Volfarth.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›