E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Paskuqan akuza qeverise per gjendjen e mjere

Kryesocialisti Edi Rama, në një vizitë në një familje në Paskuqan, ka thëne se është e pafalshme varfëria ekstreme e papunësia e pashpresë vetëm pak minuta larg kryeqytetit.

"Është situatë shumë e rëndë ekonomike dhe sociale. Këtu faktikisht jemi 3 minuta e gjysmë nga Tirana edhe ndeshim në papunësi ekstreme, varfëri ekstreme, mungesë shprese. Ndërkohë që ndihma ekonomike, aq sa jepet është kthyer në vegël skllavërimi politik dhe ndërkohë që gjëja e parë që të vret, kur vjen, është ç'bëhet me gjithë këta fëmijë që lindin e rriten në këto territore me këtë varfëri dhe me këtë nivel edhe të shkollës edhe të kujdesit për ta në shkollë. Për të mos folur për çerdhe dhe për kopshte pasi nuk bëhet fjalë".

Rama shprehu angazhimin e partisë që drejton për të ndryshuar rrënjësisht gjendjen, e cila nuk ka asgjë të përbashkët me familjen europiane, ku vendi do të integrohet.

"Ne duam së pari të bëjmë çmos për rritjen e mundësive për punësim. Së dyti të bëjmë çmos që fëmijëve të mos u mungojë mundësia për arsimim. Muhamedi thoshte 'boja e penës së nxënësve është me shenjtë se gjaku i martirëve'. Ne duam të bëjmë çmos që kaq shumë shqiptarë, janë 1 milion e kusur që janë të papunë dhe që janë të pasiguruar, të mos vuajnë siç vuan zonja dhe s'merr as ilaçet tanimë sepse s'ka mundësi për një sëmundje që duhet ta kurojë rregullisht. Por, që shteti të kujdeset për të gjithë"

Gjatë kësj vizite, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, shoqërohej nga deputeti Xhemal Qefalija, si dhe përfaqësues të PS-së së zones.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›