E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjë s’po funksionin

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 18:20

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti është munduar të shpjegojë krizën aktuale në të cilën po gjendet ekipi, duke thënë se “asgjë nuk është duke funksionuar”.

Nerazzurrët pësuan humbje të befasishme 3-1 nga Novara të martën mbrëma dhe aktualisht kanë vetëm një pikë nga katër ndeshje zyrtare në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Si rezultat, trajneri Gian Piero Gasperini u shkarkua nga detyra. “Është një moment i vështirë. Asgjë nuk është duke funksionuar nga ajo që ekipi mund dhe duhet të bëjë”, tha Zanetti për Sky Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›