Asgjesimi i fletëve të votimit, flasin analistët
Debatit për djegien e fletëve të votimit të 28 qershorit nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i shtohen edhe komentet e analistëve Eduard Zaloshnja dhe Frok çupi. Ndërsa i pari thote se djegia e fletevotimeve do të ndizte edhe më shume reagimin e opozitës per mostransparence te procesit zgjedhor, çupi shprehet se asgjesimi i tyre është detyrë ligjore e KQZ.
“Nje djegie e fletëve të votimit do t’i jepte material më tepër opozitës për të thënë që krimi elektoral u dogj, u fsheh perfundimisht, u varros përfundimisht. Pavarësisht se zyrtarisht KQZ është një institucion i pavarur dihet fare mirë që kryetari i këtij komisioni është emëruar nga pozita dhe shumica e komisionerëve të këtë komision janë nga pozita. Politikisht nuk i intereson pozitës që të bëjë një hap të tillë” thotë Zaloshnja.
“Mua më duket e panevojshme deklarata e kryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Askush nuk duhet të bëjë deklarata kur kryen detyrat e veta. Kjo është një detyrë ligjore e KQZ. Detyrat e ligjit, detyrat e shtetit duhet të kryhen në mënyrën më shtetërore, më të prerë, më të padiskutueshme. Demokracia këtu është një demkraci e re, por është një demokraci e ndërtuar sipas parimeve të demokracisë. Ka rregulla demokracia. është e rrezikshme nëse dikush thotë se do të bëjë një gjë nëse zbatohet një ligj. Kjo është shkatërrimtare për shtetin” tha çupi.