E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg per pedofilin

Gjykata e Sarandës vendosi për masën e arrestit burg pa afat për Panajot Anagnosti. Sipas prokurorit të çështjes Julian Cafka, i cili ju referua provave më të para nga të dhënat mjekësore të ekspertizës si dhe te atyre që kanë dalë nga hetimet kërkoi vlerësim të masës së sigurisë arrest me burg.
Avokati Gjergji Imeraj paraqiti në emër të të arrestuarit një kronologji ku përcolli si fakt zyrtar bashkëjetesën e Panajotit dhe Klementinën (nënës së vajzës së dhunuar) si një martesë të njohur dhe të pranuar. Avokati përdori si mbrojtje teorinë e nënës që ishte xheloze për partnerin, madje paraqiti një deklaratë të lëshuar nga Klementina Caushi në prani te babait te te arrestuarit, ku ndryshonte thëniet, duke justifikuar denoncimin ne polici, thjesht me xhelozinë per partnerin dhe jo qe ne te vërtetë është abuzuar me vajzën e saj. Avokati kërkoi 30 dite burg për klientin e tij. Pasi dëgjoi akuzën dhe mbrojtjen gjyqtarja Nevrije Duka dha vendimin mase arresti me burg pa afat për shtetasin Pananjot Anagnosti.
Jashtë mjediseve te gjykatës nena e dy fëmijëve u pa ne fillim e shoqëruar nga djali dhe babai i te akuzuarit dhe me pas është lëne e vetmuar. 
Ajo vazhdon te jetoj ne banesën e te arrestuarit bashke me dy fëmijët  e saj, te cilët gjate kësaj jave nuk kane frekuentuar as shkollën ne fshat. 
Fëmijët vazhdojnë jetesën e zgjedhur nga nena Klementina ne fshatin Krane, aty ku banoret shprehen se respektojnë vendimin e  gjykatës lidhur me krimin qe tronditi qetësinë e fshatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›