Asgjësohen 1 ton ushqim i skaduar për fëmijë
26/06/2009 Penalizohen me gjoba një numër i konsiderueshëm subjektesh private
Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier shton kontrollet për garantimin e cilësisë së produkteve ushqimore për konsumatorin. Sipas drejtuesit të Bujqësisë dhe Ushqimit në Fier, Fatos Troka, kontrollet e ushtruara kanë evidentuara në disa subjekte ushqimore sasira ushqimesh të skaduara, kryesisht për fëmijë që shkojnë afërsisht 1 ton, të cilat janë asgjësuar. Për subjektet janë marrë penale të gjobës, ndërkohë që shumë subjekte të tjera janë ndërgjegjësuar duke deklaruar kalimin e afateve të produkteve.
Kontrolli dhe masat
“Në bashkëpunim me shëndetin parësor, komunat dhe bashkitë, ka thënë Troka, me një plan të veçantë firmosur nga këto subjekte që përmenda vazhdon kontrollin në të gjitha pikat ushqimore të subjekteve, të cilat prodhojnë produkte ushqimore kryesisht për fëmijë. Konkretisht janë kontrolluar 22 fabrika të përpunimit të qumështit, janë kontrolluar 10 subjekte ë pastiçerive, 28 të fast-food-e, sot po vazhdojmë kontrollin për restorantet, të cilat janë shtrirë në pikat turistike. Nga kontrollet kemi rezultuar se në përgjithësi këto subjekte i plotësojnë kushtet. Kemi vetëm një baxho të bllokuar në rrethin e Lushnjës në komunën Bubullimë që është bllokuar sepse nuk plotëson asnjë kusht teknik dhe puna vazhdon më intensitet të lartë”. Në shënjestër të kontrollit nga Inspektorati i Ushqimit janë ato subjekte, të cilat lidhen me turizmin, siç janë restorantet, por edhe produktet që konsumohen më tepër. Kontrollet e ushtruara janë të kontrolluara, ndërkohë edhe nga Inspektorati i Shëndetit dhe Higjienës në njësitë vendore. Këto masa dhe kontrolle janë thuajse rutinore për çdo vit pasi me afrimin e verës dhe rreziku nga helmimet ushqimore rrite. Thuajse çdo vit kjo drejtori asgjëson apo gropos kuintalë me ushqime, të cilave u ka kaluar afati i përdorimit.