Përfundojnë hetimet për kosovarin mashtrues
26/06/2009 Rrinte falas në hotele
TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar procesin hetimor ndaj shtetasit kosovar, por me kombësi Amerikane Admir Hoornaert, i cili akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit me shumë se një herë”. Mësohet se i pandehuri prej disa kohësh ka shërbyer edhe si agjent sekret i ushtrisë amerikane, por disa gabime të kryera në Shqipëri i kanë kushtuar atij, zbulimin e identitetit. Sipas burimeve pranë Prokurorisë së kryeqytetit Admir Hoornaert, prej disa kohësh mashtronte administratorët e hoteleve luksoze në Tiranë. Ai akomodohej për një javë në hotel dhe pasi afronte dita kur Hoornaert, duhet të kryente pagesën ai largohej menjëherë duke iu shmangur detyrimeve financiare. Historia e mashtrimeve perfekte të kryera nga 34-vjeçari nga Gjilani i Kosovës, nis aty nga mesi i 2008-s e ka përfunduar më 5 shkurt të këtij viti, kur ekspertët e Sektorit Kundër Krimit-Ekonomik, i vunë prangat pikërisht në ambientet e një hoteli, por që kësaj radhe nuk ishte edhe aq luksoz sepse të tillët i kishte kaluar të gjithë me radhë. Kosovari Admir Hoornaert ndiqte një praktikë strikte, duke magjepsur thuajse të gjithë menaxherët e hoteleve më me zë në Tiranë, pasi aftësia e tij për të manipuluar me fjalën i kalonte kufijtë, sepse ai arriti të mos dallohej nga askush, asnjëherë për muaj me radhë. Fillimisht 34-vjeçari prezantohej si biznesmen dhe prenotonte një dhomë të shtrenjtë për dy javë. Kur menaxherët e hoteleve si “Rogner”, “Sheraton”, “Internacional”, “Mondial”, e të tjerë verifikonin të dhënat që ai paraqiste përputhej gjithçka, pasi vinte konfirmimi nga Gjilani se Admir Hoornaert ishte njeri me pushtet financiar. Kështu, ai pranohej në hotel dhe aty jetonte me të gjitha të mirat për dyjavëshin e prenotuar. Ditën e 14 ai zhdukej pa lënë gjurmë, duke u ngecur menaxherëve faturat e kripura, ku më e ulëta ishte 1500 euro.