Shoqëritë e sigurimeve, 656 milionë lekë për dëmet
26/06/2009 Të dhënat e pesë muajve
Shoqëritë e sigurimeve kanë paguar më shumë para për dëmet e shkaktuara ndaj klientëve të tyre. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për muajt janar-maj të këtij viti totali i dëmeve të paguara bruto nga shoqëritë e sigurimeve ishte rreth 656 milionë lekë. Kjo shifër është 27 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas të dhënave të AMF-së, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 588 milionë lekë. Kjo shifër është sa 90 për qind e totalit të dëmeve të paguara bruto. “Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për MTPL e brendshme, Kasko Karton Jeshil”, - thekson raporti i të dhënave të AMF-së. Sa i përket ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46 për qind dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 54 për qind të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.