Asgjësohen 2 parcela me kanabis, ikën pronari
TIRANE Policia e kryeqytetit zbulon dhe asgjësoi dy parcela me 400 rrënjë kanabis në një fshat të komunës Zallbastar. Nga informacionet e marra nëpërmjet bashkëpunimit me pushtetin lokal ka rezultuar se në fshatin Bulçesht i Vjetër, në vendin e quajtur Gëlqerja e Sefjes dhe përroi i lagjes Manije, komuna Zallbastar, nga Komisariati Nr. 4 u gjetën rreth 400 bimë kanabis, që ishin mbjellë në dy ngastra të pyllit. Parcelat ndodheshin në afërsi të banesave të fshatit Bulçesht i Vjetër dhe lagjja Manije. Gjatë kryerjes verifikimeve në terren u konstatua se bimët ishin të mbjella në një sipërfaqe 60 dhe 20 metra katrorë. Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe bimët e gjetura u asgjësuan me zjarr, ndërsa 5 prej tyre u morën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale për ekspertim të mëtejshëm laboratorik. Burimet thanë se si autor i mundshëm për kultivimin e bimëve narkotike të asgjësuara është shtetasi Sokol Hajdini, 24 vjeç, banues në fshatin Bluçesht i ri Tiranë, për të cilin nisi procedim penal dhe u bë shpallja në kërkim policor.