Privatizimi: Albpetrol, 850 milionë euro ofertë nga SHBA

DJE GJATE TENDERIT PER PRIVATIZIMIN E ALBPETROL
Hapen ofertat për Albpetrol, 6 kompani në garë. Çmimet, nga rusët e Gazprom te konsorciumi amerikan Vedro Silkroad Equity
Albpetrol, 6 oferta në garë.
Silkroad Equity LTD, çpërfshin portofoli i amerikanëve.
Vlerësimi për kompaninë fituese, 75 për qind e zë çmimi.
Eksperienca, nga konsulenca për biznesin, banka e gjakut dhe energjia.
Çudia ndodhi. Kur të gjithë prisnin që për Albpetrolin ofertat për privatizimin të mos kalonin 300 milionë dollarët, është parë krejt e kundërta, kjo shifër u tejkalua me gati 3 herë nga amerikanët. Ajo që u lakua aq shumë si një luftë për terren mes tri superfuqive, rezultoi të ishte një flluskë që u shua në 60 minutat e hapjes së ofertave. Rusia dhe Amerika këtë herë ishin plot 800 milionë euro larg në favor të së dytës. Kompania Vetro Silkroad Equity LTD, një bashkim kompanish që në themel ka Silkroad Equity, e vendosur në SHBA, ka ofruar plot 850 milionë euro për të privatizuar Albpetrolin.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)