E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjesohen mbetjet spitalore autoklave e re ne QSUT

Mbejtjet spitalore në Tiranë tashmë do të jenë të padëmshme, për qytetarët. Ky ka qënë premtimi i kreut të Shëndetsisë, Petrit Vasili gjatë inagurimit të autoklavës së re në QSUT për trajtimin e mbetjeve spitalore.

"Teknologjia që përdorim është teknologji tërësisht bashkëkohore, ajo që përdoret në tërë spitalet më të mira europiane. Mbeturinat e trajtuara këtu bëhen 100 për qind të padëmshme, dhe ato shndrrohen në mbeturina të zakonshme urbane pa u bërë rrezik infeksionesh. Në këtë mënyrë i japim një goditje tjetër asaj që është lufta jonë e pakthim lidhur me mbetjet spitalore", tha Petrit Vasili, ministër i Shëndetsisë.

Autoklava e re brenda 40 minutave trajton rreth 60 kg mbetje te rrezikshme spitalore. Cdo ditë QSUT ka përafërsisht rreth 2554kg mbetje spitalore, nga të cilat 15% e tyre janë mbetje të rrezikshme dhe infektive. Vendosja e autoklavës së re është pjesë e projektit, për modernizimin e sistemit shëndetësor, me financim të Bankës Botërore. Por kjo nuk do të jetë e vetmja pasi autoklava do të vendosen në spitalin "Shefqet Ndroqi" në Tiranë, në dy maternitetet kryesore, në spitalin rajonal të Shkodrës, Korcës si dhe në Institutin e Shëndetit publik në Tiranë. Vlera e tyre kap shifërn e 1,5 milionë dollarëve.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›