Gjirokaster 120 studente bojkotojne mesimin
120 studentë të viti të fundit në Universitetin Eqerem Cabej të Gjirokastrës,kanë bojkotuar mësimin dhe kanë paraljmëruar grevë pa afat në kundërshtim të vendimit të ministrisë së arsimit për mbrojtjen e detyrueshme të gjuhës angleze para diplomimit për master professional.Studentët e quajnë këtë vendim te padrejtë,pasi gjatë viteve të studimit në universitet ata nuk kanë bërë mësim anglisht por vetëm frëngjisht,italisht dhe rusisht.
"Ne kemi bërë një kërkesë që ia kemi paraqitur dhe rektorit të universitetit. Kemi përmendur të gjitha pikat që ne biem në kundërshtim. Do ta përshkallëzojmë grevën, nuk futemi në mesim pa marr një vendim të prerë nga ministri i Arsimit", tha Ervis Malaj, perfaqeseues i studenteve.
Vendimi i ministrisë që studentët të kenë të mbrojtur anglishten nëse duan të diplomohen edhe për master është marrë një muaj më parë.Rektori i Univesrsitetit te Gjirokastres Gëzim Sala ka premtuar se do të kërkojë nga ministria që të rishohë këtë vendim.
Ismail Xhaferri