E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja me PDU ndryshime ne institucione

Partitë që përfaqësojnë komunitetin çam në Shqipëri do të jenë pjesë e institucioneve. Kryeministri Sali Berisha ka vendosur që t`i japë drejtimin e disa institucioneve kryesore në vend Partisë për Drejtësi dhe Unitet dhe Partisë për Drejtësi dhe Integrim.

Deri më tani është mësuar se pas marrëveshjes mes kryeministrit Sali Berisha dhe Shpëtim Idrizit e deputetit Dashamir Tahiri është vendosur që çamët të marrin drejtimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor. Këto institucione janë drejtuar përkatësisht nga zoti Gjergj Bojaxhi dhe zoti Kreshnik Bozho.

Mësohet se zëvëndësimi i krerëve është për shkak të marrëveshjes me partitë e çamëve dhe jo për shkak të performancës së institucioneve. Deri më tani është bërë me dije se në vend të Gjergj Bojhaxhiut do të jetë Erion Softa, ish kreu i Policisë Ndërtimore të Tiranës në vitet 2002-2003.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›