E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e 8 majit pastrohen listat e zgjedhesve

19 mije dublikime te konstatuara nga listat paraprake te zgjedhjeve jane verifikuar nga njesite e qeverisjes vendore duke fshire mbi 12 mije prej tyre. Zv. minsitri i Brendshem, Ferdinant Poni, ne nje interviste per Alsat, sqaron se pjesa tjeter jane individe qe kane gjeneralitete te njejta.

"Nëse marrim një rekord të caktuar, pra, emri, atësia, mbiemri, datëlindja, adresa e me rradhë, nëse ka tre element të njëjtë ne i konsiderojmë dublime të dyshuara dhe i kemi dërguar pranë njësive të qeverisjes. Ka qenë diku te 19 mijë persona, rreth 38 mijë dublime. Sot që flasim, thuajse të gjithë dublimet e interesuara janë kontrolluar", tha Ferdinant Poni, zv. ministër i Brendshem.

Poni thote se listat paraprake te zgjedhesve jane afishuar qe prej dt. 26 tetor 2010 dhe qytetaret duhet te verifikojne emrin dhe qendren e votimit deri me dt 3 prill, kur edhe pergatiten listat perfundimtare te zgjedhjeve.

"Standardet në Shqipëri lidhur me zgjedhjet dhe logjistikën janë dukshëm në përputhje me standardet e Kopenhagenit. Besoj që po kaq mirë do të merren masat dhe në policinë e shtetit lidhur me sjelljen e policisë gjatë procesit zgjedhor", tha Poni.

Sipas listave paarprake te zgejdhjeve ne zgjedhjet lokale te 8 majit, do te thirren ne votime rreth 3 milion e 187 mije zgjedhes. Perditesimi i listes paraprake vijon ne menyre te panderprere nga njesite e qeverisjes vendore ne bashkepunim me drejtorine e pergjithshme te gjendjes civile.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›