E Diel, 1 Nëntor 2026

Sara Emra te vdekurish ne lista 55 persona mbi 100 vjec

Njësitë e qeverisjes vendore, në Tiranë kanë filluar përgatitjen e listave paraprake të zgjedhësve, madje disa prej tyre i kanë afishuar. Por në disa njësi listat vazhdojnë të mos jenë të pastruara, si nga dublikatet, gabimet teknike, për shkak të mungesës së adresave e deri tek personat që vazhdojnë të jenë në listat e zgjedhësvem edhe pse mosha e tyre, është mbi 100 vjec. Në njësinës nr 7, ka mbi 50 raste të tilla, ndërkohë që ende nuk është marrë asnjë masë. Pandi Sara, kryetari i kësaj njësie, thotë se ka një masë administrative për familjarët që nuk bejnë crregjistrimin që shkon në masën e 3 mijë lekëve.

"55 raste të dyshuar për mbi 100 vjec. Ne i kemi kthyer përgjigje drejtorisë së përgjithshme të gjendjes civile për këta persona që janë përcaktuar dhe kompetenca ligjore është e tyre pasi familjet e personave që mund të kenë vdekur nuk kanë ardhur pranë zyrës së gjendjes civile për të bërë crregjistrimin. Në këtë rast ai ngelet në regjistrin kombëtar", tha Pandi Sara, kryetar i njësisë numër 7 në Tiranë.

Por kryetarët e njësive vendore kanë dhe probleme të tjera me listat, jo vetëm në përmbajtjen e tyre, por edhe ne vendet ku ato duhet të afishohen. "Ndodh edhe një fenomen që ne i lutemi bizneseve që ti afishojmë brenda dyqaneve të tyre duke u cënuar pak dhe atë propagandën e biznesit sepse nuk kanë vende ku të ruhen. Dhe faktikisht duke i vënë në vende të dukshme në natyrë një pjesë e tyre janë asgjësuar", tha Sara. Zgjedhjet lokale pritet të zhvillohen në tërë vendin në datën 8 maj.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›