E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo: Greva shton tensionin politik

Nga qyteti i Korçës, lideri i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, shprehu qëndrimin e forcës politike që drejton, lidhur me Kodin Zgjedhor dhe grevën e nisur nga një grup deputetësh. Milo deklaroi nga Korça se greva e deputetëve nuk bën gjë tjetër veçse shton tensionin politik, duke e përkeqësuar situatën politike në vend me një atmosferë të tensionuar dhe konfliktuale, që ai e ka konsideruar si të panevojshme në një moment të tillë. Kreu i PDS-së, në një takim me përfaqësuesit politikë dhe simpatizantët në qytetin juglindor, në një farë mënyrë është shprehur kundër grevës së iniciuar nga dhjetë deputetët, ndërkohë që ai e ka quajtur këtë një metodë ekstreme të përdorur nga deputetët për arritjen e synimeve të tyre politike. Nisur nga fakti se kjo grevë, që mund të shmangej, mund të çojë jo vetëm në rritjen e konflikteve politike dhe tensioneve, por edhe të rrezikojë seriozisht shëndetin e deputetëve, që janë bërë pjesë e saj. Sipas kreut të PDS-së, duhej zgjedhur një tjetër mënyrë jo kaq ekstreme për të kërkuar të drejtat politike që u takojnë. Sipas tij, PDS është në mbështetje të të gjitha përpjekjeve që bëhen brenda institucioneve dhe për më tepër në Kuvend. "Kur bëhet fjalë për të kërkuar të drejtat legjitime, por jo duke kaluar deri në situata të tilla ekstreme, si në rastin e ndërmarrjes së grevës së urisë", tha Milo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›