E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohet peshk i dyshimtë

Rreth 170 kg peshk janë konfiskuar dhe më pas, janë asgjësuar me arsyetimin se mallin nuk plotësonte kushte që kanë të bëjnë me bartje të produkteve ushqimore.

“Në pikëkalimin kufitar Vërmicë janë ndaluar dy automjete me targa të Shqipërisë të cilat ishin duke hyr në Kosovë. Pas kontrollit është vërejtur se brenda tyre gjendet një sasi prej 170 kg peshk i freskët. Pas kontrollit nga Polica dhe Doganat është kërkuar që verifikimin e plotë ta bëjë inspektori veterinar kufitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë pasi që kemi të bëjmë me një produkt ushqimor që i nënshtrohet kontrollit veterinar. Inspektori pas kontrollit të detajuar vendosi për asgjësim për shkak të mos plotësimit të kushteve të transportit adekuat, mungesës së certifikatës shëndetësore të produktit”, thuhet në një komunikatë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas saj, asgjësimi u krye në prani të autoriteteve që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit Policisë, Doganave dhe Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›