E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllezërit vrasin një grua, se flinte me babanë e tyre

Identifikohen dhe ndalohen dy autorë të dyshuar të vrasjes së 49 vjeçares Asinja Krytha e ndodhur më 12 dhjetor të vitit të kaluar në lagjen “Kryengritja” në qytetin e Fierit.
Mandi Arapi, 30 vjeç dhe G.D 19 vjeç janë ndaluar ditën e premte nga policia ndërsa personi i tretë është një 17 vjeçar me inicialet Xh.D, i cili është shpallur në kërkim, raporton noa.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. “Dyshohet se krimi ka ndodhur pasi vëllezërit kishin mësuar se 49 vjeçarja kishte lidhje intime me babain e tyre”.

Burimet policore të cilat shtuan se ngjarja është nën hetim për të zbardhur me saktësi rrethanat e këtij krimi. Dy vëllezërit mësohet se kishin siguruar të dhëna se Asinja Krytha, nënë e dy fëmijëve dhe e divorcuar nga bashkëshorti, kishte marrëdhënie intime me babain e tyre

Për këtë arsye dyshohet se ata i kanë zënë pritë dhe e kanë masakruar duke e qëlluar 14 herë me thikë.
Autorët u larguan me shpejtësi duke u shpëtuar prangave të policisë ndërsa kjo e fundit nisi hetimet. Fillimisht policia dyshoi se 49 vjeçarja ishte vrarë gjatë një grabitjeje, por kjo pistë u rrëzua gjatë hetimeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›