E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurdët kërkojnë drejtësi për aktivistet e vrara

Mijëra kurdë nga e gjithë Evropa kanë zbritur në Paris për të kërkuar drejtësi për tri aktivistet kurde, që u vranë në kryeqytetin francez.

Një turmë e madhe e demonstruesve kurdë marshuar të shtunën nëpër lagje të Parisit, ku trupi i Sakine Cansizit u gjet së bashku me trupat e dy aktivisteve te tjera kurde.

Demonstruesit akuzojnë Turqinë se qëndron prapa vrasjes.

Ndërkohë, kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan kërkoi shpjegime se si Cansiz, një militante e kërkuar, ka gjetur strehim të rehatshëm në Francë.

Ministri i Brendshëm francez Manuel Valls tha se vrasjet, që u zbuluan të enjten, ishin “pa dyshim ekzekutime”.

Zyrtarët turq mohojnë çdo përfshirje të qeverisë turke, duke thënë se sulmi duket të ketë qenë rezultat i një grindjeje të “brendshme” të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK-së./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›