Zharkun nuk e kërkon askush

Institucionet e drejtësisë në Kosovë jo vetëm që e kanë lejuar arratisjen e tij, por as nuk po e kërkojnë.
Të arratisurin Xhabir Zharkun nuk është duke e kërkuar interpoli pasi nuk është bërë një kërkesë e tillë.
Asnjë veprim nuk është bërë për të rënë në gjurmë të Zharkut, raporton KTV.
“Nuk është veprim nën kompetencën tonë por nëse ka ndonjë vendim do ta bëjmë publik”, kryetari i Gjykatës Themelore të Kaçanitkut, Ramadan Budaqi.
Zharku është në arrati që nga dhjetori i vitit të kaluar./Indeksonline/