E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilir Tolaj mund të ikë si Zharku

Prokuroria e EULEX-it është e shqetësuar se arratisjen e Xhabir Zharkut mund ta përsërisë edhe ish- sekretari i përgithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Ilir Tolaj ka lidhje të forta me politikën kosovare, pohojnë prokurorë të EULEX-it, në ankesën e tyre kundër caktimit të masës së arrestit shtëpiak, shkruan gazeta Jeta në Kosovë.

Po ashtu, sipas ankesës ai ka edhe rreth 300 mijë euro nëpër banka në Kosovë dhe mund të korruptojë zyrtarët siç ka tentuar të bëjë, por pa sukses, me Francesco Florit një ish-gjykatës i EULEX-it./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›