Rifat Jashari LDK-së: Mos u merrni me politikë

Forumi rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë një vizitë në Prekaz ku janë takuar me Rifat Jasharin.
Ai e ka pasur një porosi për të rinjtë e LDK-së: “Mos u merrni me politikë”
Jashari ka thënë se në të kaluarën ka qenë aktivist politik.
“Edhe unë kam qenë në politikë por tash merrem vetëm me kombin”, ka thënë Jashari në Klan - Kosova.
Por të rinjve të LDK-së iu ka interesuar se çfarë qëndrimi ka pasur Adem Jashari për politikën.
“Adem Jasharin politika nuk e ka mundu kurrë”, ka thënë Rifat Jashari./Indeksonline/