E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nani nuk është në shitje

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 17:18

Manchester United nuk do ta shesë Nanin, pavarësisht transferimit të mesfushorit Ashley Young nga Aston Villa.

Pas ardhjes së Youngut sugjerohej se aventura e Nanit në Old Trafford është në përfundim.

Mirëpo, Press Association Sport ka njoftuar të shtunën se drejtuesit e Manchester Unitedit planifikojnë të ndërtojnë një skuadër të fuqishme, proces që nuk përfshin shitjen e atyre që ata i konsiderojnë si futbollistë kryesorë.

Më herët gjatë kësaj jave, Young iu bashkua kampionit të ri të Premierligës për 17 milionë funte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›