E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, ministri: Skandali të mos penalizojë futbollin

ATHINE-Ngjarjet e fundit që lidhen me skandalin e trukimit të ndeshjeve, janë një mësim dhe një mundësi e mire, që futbolli grek të ecë përpara - deklaroi ministri grek i sporteve dhe kulturës Pavlos Gerulanos.
Bota e futbollit e ka marrë tashmë mesazhin, tha ministri. Sipas tij futbolli grek duhet të marrë parasysh rrezikun, për të mos dalë nga kampionati Evropian. Gerulanos theksoi se ajo që ndodhi me arrestimin e disa përfaqësuesve të futbollit, është hapi i parë drejt konsolidimit të tij.

Ai deklaroi se gjithcka do t’i nënshtrohet zbatimit të ligjit dhe me transparencë të plotë.

Në përgjigje të dilemës nëse pas ngjarjeve të fundit, futbolli grek do të mbetet brenda apo do dalë jashtë kuadrit të BE, ministri është shprehur se "edhe në rrezik, ai duhet të mbetet në Kampionatin Evropian."

I pyetur nga gazetarët nëse Super Liga duhet të fillojë normalisht, Gerulanos tha se "ne nuk duam të vonojë, ne duam të fillojë normalisht, por vendimi i takon Federatës".

Në skandalin e trukimit të ndeshjeve në Greqi janë përfshirë rreth 100 persona, nga të cilët 10 janë arrestuar dhe për disa të tjerë janë shpërndarë fletarrestet. Në këtë aktivitet janë përfshirë presidentë klubesh, lojëtarë, trajnerë, mjekë ekipesh, biznesmenë etj, por mësohet se në listë figurojnë edhe shqiptarë. Një nga emrat e përfolur është edhe ai i Alket Rizait, i cili vuan denimin në burgjet greke.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›