E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashpërsohen tonet politike midis PDK-së dhe PAA-së

Prishtinë - Vëzhgues të situatës në Kosovë kanë shfaqur frikën e përshkallëzimit të situatës në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale, pas ashpërsimit të marrëdhënieve ndërmjet zyrtarëve të Partisë Demokratike, në pushtet, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në opozitë. Udhëheqësit e të dyja partive politike kanë shkëmbyer një numër akuzash ndaj njëri-tjetrit ndërkohë që thuhet se ka patur edhe kërcënime serioze.

Përshkallëzimi vie në kohën kur presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka bërë të ditur datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, më 15 nëntor, që është cilësuar nga opozita si shpërfillje e kërkesave të saj. Autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje të gjitha partive politike që të punojnë në frymën e bashkëpunimit dhe konkurrencës së vlerave me qëllim që, siç thuhet, të vazhdojë konsolidimi demokratik i shtetit.

Zgjedhjet lokale që mbahen në nëntor të këtij viti, do të jenë të parat në Kosovën e pas pavarësisë dhe ato do të organizohen nga autoritetet vendase. Korrespondenti i BBC-së thotë se lufta për dominim në skenën politike në Kosovë nuk po zgjedh mjete dhe partitë po e shndërrojnë rivalitetin në armiqësi politike. (bbc/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›