Preshevë, kërkohet respektimi i të drejtave të shqiptarëve
Prishtinë- Partia për Veprim Demokratik (PVD) ritheksoi sot kërkesën për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në bazë të konventave ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendjen për gjendjen e rëndë në këtë rajon të banuar nga afro 100 mijë shqiptarë.
"Aktualisht ky rajon është lënë në varfëri të skajshme me nivel të lartë të papunësisë, që tek popullata shqiptare është më e lartë se 70%", tha sot në një konferencë shtypi në Preshevë kryetari i PVD-së, Riza Halimi, njëkohësisht deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë.
"Gjendja jashtëzakonisht e vështirë ekonomike po vështirësohet edhe për shkak të politikës diskriminuese ndaj biznesmenëve shqiptarë në procesin manipulues dhe plaçkitës të privatizimit, moslejimit të tyre që të shfrytëzojnë kapacitetet e Korridorit 10 si dhe pamundësisë së punësimit të shqiptarëve në organet dhe institucionet shtetërore", shtoi ai.
Halimi u përqendrua gjithashtu në problemet e rënda në fushën e arsimit, shëndetësisë, përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare.
"Dramatike është veçanërisht mbyllja e perspektivave për të rinjtë shqiptarë për shkak të mosnjohjes së diplomave të Universiteteve të Tiranës e Tetovës, e posaçërisht të Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve tjera shkollore të Kosovës", theksoi Halimi.